KUSHTET E SHËRBIMIT

Mirësevini në faqen web (viaanabel.al dhe viaanabel.com) të ViaAnabel. Këto Kushte Shërbimi përcaktojnë shërbimet që ne ofrojmë dhe përdorimin e faqes web. Duke përdorur faqen web të ViaAnabel ose shërbimet tona, ju nënkuptoni që keni lexuar, kuptuar dhe keni rënë dakort me këto Kushte Shërbimi. Ju bini dakort që në këto Kushte Shërbimi të përfshihet edhe Politika e Privatësisë së ViaAnabel të cilën mund ta gjeni në faqen tonë. Faqja web e ViaAnabel ofron një sërë shërbimesh, të cilat ndonjëherë janë subjekt i kushteve të tjera shtesë. Për shembull, shitësit janë subjekte të Kontratës së Shitësit. Disa pjesë të faqes web nuk janë të disponueshme për ju nësë nuk regjistroheni. Nëse ju nuk bini dakort me Kushtet e Shërbimit dhe me Politiken e Privatësisë, nuk mund të përdoni faqen web ose shërbimet tona në asnjë mënyrë.

PËRSHKRIMI I SHËRBIMEVE
Në faqen web, ViaAnabel u siguron përdoruesve akses në shit-blerjen e markave të luksit dhe shërbimeve të lidhura me to. Ju duhet të siguroni dhe të jeni përgjegjës për të gjitha pajisjet e nevojshme për të vizituar/përdorur faqen web.

LIÇENCA DHE HYRJA NË FAQEN WEB
ViaAnabel ju jep një liçencë të kufizuar për të hyrë në faqen web për përdorim personal. Kjo licencë nuk lejon shkarkimin ose kopjimin e informacioneve për llogari apo në dobi të një shitësi tjetër ose ndonjë pale tjetër të tretë; caching, link-e të paautorizuar, dhe pëmbajtjeje që gjenden në faqe, ngarkimin, postimin ose transmetimin e çdo përmbajtjeje që ju nuk keni të drejtë për ta përdorur për qëllime të tjera (të tilla si pronë intelektuale e një pale tjetër ); ngarkimin, publikimin ose transmetimin e ndonjë materiali që përmban viruse të softuerit ose kod tjetër kompjuterik, skedarë (files) ose programe të dizajnuara për të ndërprerë, shkatërruar ose kufizuar funksionalitetin e çdo softueri kompjuterik ose pajisjeve ose pajisjeve të telekomunikacionit; çdo veprim që imponon ose mund të imponojë një ngarkesë të paarsyeshme ose joproporcionale në infrastrukturën e ViaAnabel ose ndonjë përdorim të data mining, robotë ose mjete të ngjashme për grumbullimin dhe nxjerrjen e të dhënave. Ju nuk mund të shmangni asnjë masë që ViaAnabel ka marrë për mbrojtjen e faqes web dhe shërbimeve. Çdo përdorim i paautorizuar nga ju do të ndërpresë lejen ose liçencën e dhënë nga ViaAnabel.

LLOGARIA JUAJ
Ju garantoni që jeni në moshë madhore dhe nuk jeni person i ndaluar nga marrja e shërbimeve sipas ligjeve të Shqipërisë ose ndonjë juridiksioni tjetër të zbatueshëm. Ju gjithashtu pranoni të jepni informacion të vërtetë, të saktë, aktual dhe të plotë rreth vetes tuaj siç kërkohet në formularin e regjistrimit në faqen web. Nëse ju jepni ndonjë informacion që është i pavërtetë, i pasaktë, jo i tanishëm ose i paplotë (ose bëhet i pavërtetë, i pasaktë, jo i tanishëm ose i paplotë), ose në rast se ViaAnabel ka baza të arsyeshme për të dyshuar se një informacion i tillë është i pavërtetë, i pasaktë, jo i tanishëm ose i paplotë dhe në rastet kur ka dyshim të arsyeshëm që janë shkelur Kushtet e Përdorimit ose Kontrata së Shitësit, ViaAnabel rezervon të drejtën për të pezulluar ose mbyllur llogarinë tuaj dhe të refuzojë përdorimet aktuale dhe të ardhshme të faqes web dhe shërbimeve (ose ndonjë pjese të tyre). Nëse përdorni faqen web ose shërbimet tona, ju jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të llogarisë tuaj dhe fjalëkalimit. Ju pranoni të jeni përgjegjës për të gjitha aktivitetet që ndodhin në llogarinë tuaj. Për këtë arsye, ju rekomandojmë që të dilni nga llogaria juaj në fund të çdo sesioni. Ju pranoni të njoftoni ViaAnabel menjëherë për çdo përdorim të paautorizuar të llogarisë suaj ose për shkelje të tjera të sigurisë.

Llogaria juaj mund të krijohet online nga ju personalisht ose manualisht me ndihmën e stafit tonë. Në rast krijimi nga stafi jonë, ju do njoftoheni për fjalëkalimin fillestar dhe duhet të ndryshoni fjalëkalimin vetë më vonë. ViaAnabel nuk e di asnjëherë fjalëkalimin e vendosur në llogarinë tuaj, por mund ta ndryshojë atë vetëm me kërkesën tuaj mbasi ju na keni kontaktuar stafin tonë. Gjithashtu ju mund të ndryshoni fjalëkalimin online edhe vetë duke vendosur email-in e llograsisë tuaj në faqen web.

Në se ju dëshironi të shisni artikuj dhe marka luksi në ViaAnabel është e detyrueshme që të firmosni Kontratën e Shitësit, e cila mund të askesosohet mbasi ju të keni hyrë ne llogarinë tuaj. Proçesi i pranimit dhe shitjes së artikujve dhe markave të luksit mund të vazhdojë vetëm mbasi ju te keni firmosur Kontratën e Shitësit.

AUTENTICITETI DHE MARKAT
Ju pranoni dhe bini dakort që proçesi i autentifikimit bëhet në mënyrë të pavarur nga ne. Markat e identifikuara në faqen tonë web nuk janë të përfshira në proçesin e autentifikimit të produkteve që shiten aty dhe asnjëra prej tyre nuk merr përsipër përgjegjësi për produktet e blera nëpërmjet faqes tonë web. Markat e paraqitura në faqe nuk janë në asnjë mënyrë të lidhura në partneritet me ViaAnabel. Megjithatë, ViaAnabel bashkëpunon plotësisht me markat që kërkojnë të përcaktojnë autenticitetin e veshjeve apo aksesorëve që dyshohen të falsifikuar.

KLAUZOLA E GARANCISË
E GJITHË PËRMBAJTJA, PRODUKTET, SHËRBIMET NË FAQE OSE TË DISPONUESHME NËPËRMJET SHËRBIMEVE TONA, OSE TË MARRA NGA FAQE TË TJERA WEB-I ME TË CILAT FAQJA E VIAANABEL ËSHTË E LIDHUR, PARAQITEN TEK JU “SIÇ JANË”, PA ASNJË LLOJ GARANCIE TË SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË POR DUKE MOS U LIMITUAR, GARANCITË E NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË DHE PËRSHTATSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, TITULLI, JO-SHKELJET, SIGURISË OSE SAKTËSISË. VIAANABEL NUK MBËSHTET DHE NUK ËSHTË PËRGJEGJËSE PËR (1) SAKTËSINË OSE BESUESHMËRINË E ASNJË OPINIONI, KËSHILLE OSE DEKLARATE TË BËRË NË FAQEN WEB NGA ÇDO PALË, (2) ASNJË PËRMBAJTJE TË PARAQITUR NË FAQET E LIDHURA (LINKED SITES) OSE (3) AFTËSINË OSE BESUESHMËRINË E ÇDO PRODUKTI OSE SHËRBIMI TË MARRË NGA NJË FAQE E LIDHUR. PËRVEÇ RASTEVE KUR ESHTË NËN MBROJTJEN NGA LIGJI “PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE”, NË ASNJË RRETHANË VIAANABEL DO TË MBAHET PËRGJEGJËSE PËR HUMBJET OSE DËMTIMET E SHKAKTUARA NGA BESIMI I TEPËRT QË PËRDORUESIT MUND TË KENË MBI INFORMACIONIN, PRODUKTIN OSE SHËRBIMIN E MARRË NGA NJË FAQE E LIDHUR. ËSHTË NË PËRGJEGJËSINË E PËRDORUESIT TË VLERËSOJË SAKTËSINË DHE VLEFSHMËRINË E ÇDO OPINIONI, KËSHILLE OSE ÇDO PËRMBAJTJE TJETËR QË GJENDET NË FAQEN WEB, OSE QË ËSHTË MARRË NGA NJË FAQE E LIDHUR. JU LUTEM, KËRKONI KËSHILLË PROFESIONALE KUR KENI DYSHIME MBI VLERËSIMIN E OPINIONEVE, KËSHILLAVE, PRODUKTEVE, SHËRBIMEVE OSE ÇDO PËRMBAJTJEJE TJETËR.

KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË
JU E KUPTONI DHE BINI DAKORT QË VIAANABEL DHE SUBSIDIARËT E SAJ, PARTNERËT, PUNONJËSIT, AGJENTËT DHE KUSHDO TJETËR I LIDHUR ME TË, NUK DO TË JENË PËRGJEGJËS NDAJ JUSH PËR ASNJE DËMTIM DIREKT, AKSIDENTAL, RRJEDHIMOR OSE INDIREKT TË ÇDO LLOJI QË VJEN SI PASOJË E HYRJES OSE PËRDORIMIT TË INFORMACIONIT QË GJENDET NË FAQEN WEB.

DËMSHPËRBLIMI
Ju nuk do të kërkoni përgjegjësi ndaj ViaAnabel përkundrejt çdo lloj gjobe, detyrimi, humbjeje ose çdo dëmtim tjetër të çfarëdolloji (duke përfshirë tarifat e avokatëve dhe ekspertëve) të shkaktuara nga ViaAnabel dhe palët e tjera të lidhura me të dhe do të mbroni ViaAnabel dhe këto palë kundër të gjitha pretendimeve që rrjedhin nga (1) shkelja nga ana juaj e këtyre Kushteve të Shërbimit; (2) mashtrimit të kryer ose sjelljes tuaj të pahijshme ose neglizhencës; ose (3) shkelja e ligjeve në fuqi ose të drejtat e një pale të tretë. ViaAnabel do të kontrollojë mbrojtjen e çdo kërkese për të cilën mund të zbatohet dëmshpërblim dhe në çdo rast, nuk do të zgjidhet asnjë kërkesë pa miratimin paraprak me shkrim të ViaAnabel.

FORCA MADHORE
Në rast se ViaAnabel nuk do të mundë të përmbushë një ose më shumë nga detyrimet e saj kontraktuale si pasojë e Forcës Madhore, ViaAnabel nuk do të jetë përgjegjëse për mospërmbushjen e tyre gjatë kohëzgjatjes së Forcës Madhore dhe për pasojat e shkaktuara dhe që rrjedhin nga Forca Madhore. Pezullimi i ekzekutimit të detyrimeve si pasojë e Forcës Madhore do të kufizohet në periudhën e kohës gjatë së cilës do të vazhdojnë efektet e saj. Forca Madhore përfshin, por pa u kufizuar në rastet e mëposhtme: çdo akt lufte (të deklaruar ose jo), pushtimin, konfliktin e armatosur ose veprimin e armikut të huaj, bllokadat, trazirat, terrorizmin ose ushtrimin e fuqisë ushtarake; çdo tërmet, përmbytje, zjarr, stuhi ose fatkeqësi natyrore kurdo që të ndodhë; ose çdo ngjarje ose rrethanë e ngjashme me sa më sipër. Në rast se për shkak të rrethanave të sipërpërmendura, ViaAnabel nuk do të ketë mundësi të përkohshme t’ua nisë produktin e porositur nga ju, do keni mundësinë të shtyni datën e dërgimit të produktit ose të rimbursoheni (kur është rasti).

KOMUNIKIMI ELEKTRONIK
Kur ju përdorni faqen web, shërbimet ose dërgoni emaile, po komunikoni në mënyrë elektronike me ViaAnabel. Ju jepni miratamin tuaj për të marrë komunikime elektronike nga ViaAnabel dhe faqet e tjera të lidhura me të (siç është parashikuar në Politikat e Privatësisë). ViaAnabel do të komunikojë me ju nëpërmjet email-eve ose duke postuar njoftime në faqen web. Ju pranoni që të gjitha marrëveshjet, njoftimet dhe komunikimet e tjera që ju ofrohen në mënyrë elektronike, plotësojnë çdo kërkesë ligjore që komunikimet e tilla të jenë me shkrim.

LINK-ET
Faqja web, shërbimi ose palët e treta mund të ofrojë link-e që lidhen me faqe ose burime të tjera. Për shkak se ViaAnabel nuk ka kontroll mbi këto faqe e burime të tjera, ju pranoni dhe bini dakort që ViaAnabel nuk është përgjegjëse për disponueshmërinë e besueshmërinë e tyre, të përmbajtjes, reklamave, produkteve apo materialeve të tjera që gjenden në to. Ju gjithashtu pranoni dhe bini dakort që ViaAnabel nuk do të mbajë përgjegjësi ose do të jetë përgjegjëse, drejtpërdrejt ose tërthorazi, për çdo dëmtim ose humbje të shkaktuar ose që supozohet e shkaktuar nga ose në lidhje me përdorimin ose mbështetjes në ndonjë përmbajtje, mall ose shërbim të tillë në dispozicion ose nëpërmjet çdo faqe interneti apo burim.

MODIFIKIMET DHE NJOFTIMET E NDRYSHIMEVE
ViaAnabel rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në shërbim, faqen web, marrëveshjet, Kushtet e Shërbimit dhe Politikat e Privatësisë në çdo kohë. Nëse ViaAnabel bën një ndryshim të përmbajtjes së Kushteve të Shërbimit, do t’ju njoftojë ju nëpërmjet: (i) dërgimit të emailit në adresën e lidhur me llogarinë tuaj. ViaAnabel nuk mban përgjegjësi nëse ju nuk arrini të merrni emailin për shkak të veprimeve të ISP-së tuaj ose të kritereve të filtrimit të emaileve ose (ii) duke shfaqur një njoftim të dallueshëm mbi tekstin e këtyre Kushteve të Shërbimit ose mbi atë të Politikës së Privatësisë, sipas rastit, për tridhjetë (30) ditë, nëse (i) ose (ii) nuk janë konsideruar si njoftim i mjaftueshëm për këto ndryshime. Pasi njoftmi për modifikimet në dokumentet e sipërpërmnedur është postuar për 30 ditë, mund të hiqet. Nëse ju vazhdoni të përdorni faqen web dhe shërbimet e ViaAnabel, ju bini dakort me ndryshimet e bëra në Kushtet e Shërbimit ose në Politikat e Privatësisë.

MARKAT
Markat, logot dhe firmat të paraqitura në faqen web janë në pronësi të ViaAnabel dhe palëve të tjera. Ju s’mund të përdorni asnjë markë për asnjë qëllim duke përfshirë, por jo duke u limituar si metatags në faqe të tjera web ose site në internet pa lejen me shkrim të ViaAnabel ose palëve të tjera të cilat kanë pronësinë intelektuale të tyre. Informacioni dhe përmbajtja e faqes tonë web mbrohet nga të drejtat e pronësisë intelektuale. Përdoruesit e kanë të ndaluar të modifikojnë, kopjojnë, shpërndajnë, transmetojnë, paraqesin, publikojnë, shesin, liçensojnë, krijojnë materiale të tjera prej tyre ose të përdorin përmbajtjen e faqes web për asnjë qëllim.

PROCEDURAT PËR KËRKESAT E SHKELJEVE TË TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE
ViaAnabel respekton pronësinë intelektuale të të tjerëve dhe u kërkon përdoruesve të vet të bëjnë të njëjtën gjë. ViaAnabel mundet, që në bazë të rrethanave të përshtatshme dhe me të diskrecionit të vet, mund të pezullojë ose mbyllë llogaritë e përdoruesve që mund të shkelin të drejtat intelektuale të palëve të treta. Nëse ju besoni që puna juaj është kopjuar dhe nëse ju kërkoni të drejtat tuaja intelektuale, atëherë duhet të paraqisni pranë ViaAnabel informacionin e mëposhtëm:
i. kopjen elektronike ose fizike të firmës së personit të autorizuar për të vepruar në emër të pronarit të të drejtës intelektuale ose të të drejtës së autorit;
ii. përshkrim të punës së mbrojtur nga e drejta e autorit ose të drejtës intelektuale që ju pretendoni që është shkelur
iii. përshkrimin e vendndodhjes së materialit në faqen web
iv. adresen tuaj, numrin e telefonit dhe adresën e emailit
v. deklaratë nga ju që dëshmon se nuk po bëni deklratë të rremë e që i gjithë informacioni i dhënë nga ju është i sakte dhe jeni pronari i të drejtës së autorit ose të drejtës intelektuale ose jeni i autorizuar për të vepruar në emër të tij/saj.

VAZHDUESHMËRIA E KUSHTEVE PAS MBARIMIT TË MARRËVESHJES
Në kuadër të frymës së këtyre Kushteve të Shërbimit dhe parimeve të përgjithshme të ligjit, çdo dispozitë e këtyre Kushteve të Shërbimit që imponon ose parashikon detyrime të vazhdueshme për një palë, do të vazhdojë dhe pas mbarimit të afatit ose përfundimit të këtyre Kushteve të Shërbimit.

TË PËRGJITHSHME
Nëse ndonjë nga këto kushte konsiderohet i pavlefshëm ose i pazbatueshëm, palët bien dakord që mosmarrëveshja të zgjidhet nga gjykata. Marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet zgjidhen nga ligjet shqiptare në fuqi. Ju dhe ViaAnabel bini dakort t’i nënshtroheni juridiksionit të gjykatave të Tiranës.

SI TË NA KONTAKTONI
Nëse keni pyetje ose komente për Kushtet e Shërbimit ose për faqen web, na kontaktoni me email në numrat 355 697062822 dhe 355 42203000 ose në email: info@viaanabel.al.

DATA E PËRDITËSIMIT
28 Korrik 2016