Kthimi i artikujve

RREGULLA PËR KTHIMIN E ARTIKUJVE TË BLERË ONLINE

Në rast se një blerës online kërkon të kthejë artikujt e blera online, atëherë ai/ajo duhet të njoftojë brenda 48 orëve (ditë pune) nga marrja e artikujve në dorëzim nëpërmjet emailit info@viaanabel.al ose nëpërmjet telefonit në numrat: 355 697062822 dhe 355 42203000. Blerësi duhet:
1. Ti kthejë artikujt brenda 5 ditëve (ditë pune) në dyqan ose me postë. ViaAnabel rikompenson vetëm mbas marrjes së artikujve dhe nuk paguan koston e postës për kthimin e artikujve.
2. Artikujt duhet të rikthehet në gjendjen fillestare me faturën dhe aksesorët përkatës, në të kundërt nuk do të pranohen.

RREGULLA PËR KTHIMIN E ARTIKUJVE TË BLERË NË DYQAN

TË GJITHA SHITJET JANË PËRFUNDIMTARE! Ne nuk mund t’ju rikompesojmë nëse ju ndryshoni mendje për një blerje të caktuar, ndaj ju lutem tregoni kujdes në zgjedhjet tuaja dhe të sigurohuni për çdo artikull përpara se të dilni nga dyqani!

RREGULLA TË PËRGJITHSHME PËR KTHIMIN E ARTIKUJVE

DYSHONI PËR AUTENCITETIN? KTHEJENI!
Ne pranojmë kthime vetëm në rast se ju keni dyshime për autencitetin e artikullit. Stafi ynë kontrollon me kujdes të gjitha artikujt që vijnë në dyqan, por në rast se ju keni më të voglin dyshim për origjinalitetin e një artikulli të caktuar, ju lutem na njoftoni brenda 48 orësh (dite pune) nëpërmjet emailit info@viaanabel.al ose nëpërmjet telefonit në numrat: 355 697062822 dhe 355 42203000. Artikujt duhet të kthehet në të njëjtat kushte siç janë blerë. Ne do të hetojmë ankesat tuaja mbi autencitetin dhe do t’ju rimbursojmë nëse provohet që artikulli nuk është autentik.

JU NUK MUND TË KTHENI ARTIKUJT KUR:
1. Kur artikujt janë dëmtuar nga klienti dhe nuk përputhen me përshkrimet e ViaAnabel.
2. Artikujt e kthyer nuk janë shoqëruar me kutitë dhe çantat përkatëse. Të gjithë artikujt e kthyer pranë ViaAnabel duhet të vijnë në gjendjen që janë shitur dhe me të gjitha aksesorët shoqërues (p.sh. kutia e syzeve, e bizhuterive, çantat e copës që shoqërojnë çantat e lëkurës, çertifikatat, etj).
3. Kur artikujt nuk janë shoqëruar nga fatura e bashkangjitur në pako.
4. Janë rrobabanjo ose veshje të brëndshme të përdorura. ViaAnabel pranon vetëm kthimin e rrobabanjove ose veshjeve të brëndshme të reja me etiketë.

RIKOMPESIMI
ViaAnabel do mundohet të rikompesojë vlerën e plotë të pagesës që ju keni kryer për të blerë artikujve. Sipas rastit, ViaAnabel ka të drejtën për të zbritur nga vlera e rikompesuar komisionet e transaksionit të blerjes (PayPal, Kartë Krediti, etj) dhe kostot e rimbursimit, nëse ka të tilla.