Pyetje dhe Përgjigje

Si mund te blej artikuj?
Ju mund të rezervoni dhe blini artikuj në dyqan dhe të paguani me Cash, Visa, ose MasterCard. Ju mund të blini artikuj online dhe të paguani me Cash (në momentin që artikujt dorëzohen tek adresa juaj), PayPal, ose Kartë Krediti nëse jetoni në Shqipëri ose Kosovë. Në rast se ju blini artikuj online dhe jetoni jashtë Shqipërise ose Kosovës (kudo ne botë), ju mund të paguani me PayPal, Kartë Krediti, MoneyGram, Western Union, ose Transfertë Bankare. Për çdo informacion shtesë apo sqarim, ju mund të kontaktoni stafin e ViaAnabel në numrat: 355 697062822 dhe 355 42203000 ose në email: info@viaanabel.al.

Sa kushton dërgesa standart për blerjet online?

Vendndodhja € 20-99 € 100-Max
Tiranë, Shqipëri FALAS FALAS
Qytet tjetër, Shqipëri FALAS FALAS
Kosovë € 5 FALAS
Europë € 5 FALAS
Pjesa tjetër e botës € 15 € 15
Sa kushton dërgesa expres për blerjet online?
Vendndodhja € 20-99 € 100-Max
Europë € 48 - 60 € 48 - 60
Amerikë Veriore € 52 - 67 € 52 - 67
Amerikë Jugore € 62 - 80 € 62 - 80
Australi € 62 - 80 € 62 - 80
Azi € 60 - 80 € 60 - 80
Afrikë € 70 - 94 € 70 - 94
Si të sigurohem që artikulli është siç përshkruhet?
ViaAnabel kontrollon me imtësi çdo artikull që dorëzohet nga shitësi dhe siguron që përshkrimi përbri artikullit në faqen online, të jetë i saktë. Nëse thuhet “ Gjendje e shkëlqyer, si e re” atëherë artikulli është i ri ose i veshur vetëm një herë dhe nuk ka asnjë lloj dëmtimi. Nëse thuhet: “Gjendje shumë e mirë”, atëherë artikulli është veshur, por është në një gjendje shumë të mirë, pa asnjë lloj dëmtimi. Nëse thuhet: “Gjendje të mirë”, artikulli është veshur dhe mund të ketë gërvishje të lehta, humbjen e ndonjë kopse, pak çngjyrosje etj, detaje të cilat ViaAnabel siguron që t’i përmend në shkrim. Në rast se artikulli nuk përputhet me përshkrimin e publikuar në faqen tonë dhe kjo na njoftohet në info@viaanabel.al në momentin e marrjes së pakos, atëherë ne mund t’ju ofrojmë një zbritje të çmimit, ose nëse nuk jeni dakord, atëherë artikulli mund të ri-kthehet pranë ViaAnabel.

A jam e sigurt unë që artikujt firmato janë origjinale?
ViaAnabel ka në stafin e saj specialist nga më të mirët në treg, të cilët janë trajnuar për të dalluar artikujt origjinale nga ato falso. Në rast se blerësi konstanton se një artikull nuk është origjinal dhe ka fakte për të, atëherë ai rimbursohet sa më shpejt nga shitësi.

Çfarë është “Bëj një ofertë?”
“Bëj një ofertë” është një funksion i ri në faqen tonë, që lejon blerësit potencialë t’i kërkojnë shitësit një çmim më të ulët nga ai i publikuari. Blerësi potencial mund të ofrojë një çmim mbi 75% të vlerës së çmimit fillestar të artikullit.

Përse disa artikuj nuk e kanë opsionin “Bëj një ofertë”?
Disa artikuj nuk e kanë opsionin “Bëj një ofertë” sepse çmimi i tyre mund të jetë ulur më shumë se 25% nga çmimi fillestar i artikullit.

Si njoftohem unë, kur shitësi pranon ofertën time?
Ju do të njoftoheni nëpërmjet numrit të telefonit që keni vendosur në hapësirën e kërkuar, kur klikoni ofertën.

Shitësi e pranoi ofertën time, sa kohë kam për ta blerë?
Ju keni 24 orë për ta blerë.

Sa komision mban ViaAnabel për shitjen e një artikulli?
Komisioni përcaktohet nga çmimi me të cilin shitet artikulli si më poshtë:
20–100 Euro 40%
101–500 Euro 35%
501–1000 Euro 33%
1001–2000 Euro 30%
2001–3000 Euro 27%
3001–4000 Euro 25%
>4000 Euro 20%

Sa përfitoj nga shitja e një artikulli mbas mbajtjes së komisionit?
Klikoni tek llogaritësi për të llogaritur fitimin nga shitja e një artikulli.