Rreth Nesh

KUSH JEMI NE?
ViaAnabel u krijua në 8 Shkurt 2016, si një iniciativë e Dalina Buzi-t, bashkë-themeluese e revistës “Anabel” dhe portalit Anabel.al, dhe Dritan Tako-s.

PSE KY LLOJ SHËRBIMI?
1. Marka luksi me çmime shumë më të lira
Buzi, falë kontakteve të krijuara nga eksperienca e saj televizive dhe si kryeredaktore e revistës “Anabel”, gjykoi se tregut i mungonte një dyqan ku njerëz të cilët kishin një garderobë të pasur me artikuj luksi, të mund t’i shisnin ato dhe në këtë mënyrë t’u mundësonin këto artikuj në gjendje shumë të mirë ose të shkëlqyer, blerësve që nuk kishin mundësi apo nuk donin të shpenzonin për vlerën origjinale të këtyre artikujve.
2. Akses ndaj markave më të famshme të luksit.
Gjithashtu, në mungesë të butikëve të liçensuar të markave të shumëkërkuara si Hermes, Prada, Chanel, Louis Vuitton, Guçi etj. në Tiranë, Buzi mendoi që ViaAnabel do të ishte një mundësi ideale që do t’u ofronte shqiptarëve, këto marka me një çmim shumë të arsyeshëm krahasuar shpesh edhe me tregun shqiptar.
3. Artikuj origjinal!
Sfida e ViaAnabel është edukimi i blerësit shqiptar rreth autencitetit. Duke parë që në këtë treg ekziston një mungesë informacioni apo një keqinformim në shkallë të gjërë, ViaAnabel kujdeset që çdo artikull që dorëzohet të kalojë një kontroll të imtësishëm autenciteti.
4. Shitje online për të gjithë shqiptarët.
ViaAnabel është e lumtur se nëpërmjet transparencës në përshkrimin e artikujve, lehtësimit të mënyrës së pagesës, nëpërmjet një shërbimi të shkëlqyer 24 orë/ 7 ditë, termave favorizuese për blerësin si psh. transporti falas dhe nëpërmjet rregullores së kthimit të artikujve, e ka fituar besimin e blerësit jashtë Tiranës. Brenda një viti, puna e palodhur për të krijuar një shërbim bazuar në ndershmëri, transparencë dhe korrektesë, i dha frytet e saj: Numri i blerësve online nga Shqipëria u rri me 200% dhe numri i blerësve nga Kosova dhe vende të tjera të Europës u rrit me 100%.

TIMELINE
8 Shkurt 2016 – Del online faqja e-commerce www.viaanabel.al.
11 Shkurt 2016 - ViaAnabel krahas faqes e-commerce, hap edhe dyqanin e saj të parë fizik në Tiranë.
Nëntor 2016 - Mbi 500 shitës nga Shqipëria dhe Kosova janë regjistruar tek ViaAnabel.
Janar 2017 - ViaAnabel zhvendosë dyqanin në zonën e ish-Bllokut
Janar 2017 - ViaAnabel prezanton shërbimin e mesazhit automatik që u dërgohet shitësve pas çdo blerje.
Shkurt 2017 - ViaAnabel ndryshon rregulloren e pranimit të artikujve, duke i dhënë prioritet artikujve të luksit.
Prill 2017 - ViaAnabel heq tarifat e dërgesës për të gjitha blerjet në Shqipëri dhe për blerjet mbi 100 Euro në Kosovë dhe në të gjithë Europën.
Prill 2017 - ViaAnabel zgjeron gamën e artikujve duke përfshirë artikuj të bukurisë, artikuj për meshkuj dhe për fëmijë dhe duke synuar që së shpejti të përfshijë edhe artikuj luksi shtëpiake.